Një fakt negativ befasues për Barcelonën

Një fakt mjaft befasues, por, ndërkohë, mund të thuhet edhe negativ, zbuluan gazetarët sportivë në Angli lidhur me ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Mançester Sitit. Barcelona, sikurse dihet, fitoi bindshëm dhe thellë, 4-0, ndërkohë që Lionel Mesi bëri një kthim fantastik në fushë, duke shënuar tregolëshin e 13-të në karrierën e tij.

Por një e dhënë mjaft interesante është fakti se Barcelona, në këtë ndeshje, mori kartonin e kuq të parë në “Kamp Nou”, pas 19 vitesh! Ky fakt provokoi menjëherë një “ortek” komentesh dhe kritikash lidhur me statustin e privilegjuar që ka Barcelona në fushën e vet, ndërkohë që duhet të vihet në dukje se edhe në fushat jashtë, gjatë së njejtës periudhë prej 19 vitesh,

Barcelona ka marrë vetëm shtatë kartona të kuq. Sa për kujtesë, kartonin e kuq, në ndeshjen e fundit me ManSitin, e mori futbollisti i Barcelonës, Zherar Pike.