Klopi pret që Liverpuli ta tregojë veten në Paris!

Ende duket sikur nuk e beson që skuadra e tij u mund 0-2 në Beograd nga Crvena Zvezda, por ja që ky është realiteti. Liverpuli i Jurgen Klopit rrezikon eleminimin që në grup nga Championsi, dhe kjo mund të ndodhë nëse humbet ndeshjen e sotme në Paris. Trajneri gjerman, gjithsesi, është i detyruar të dalë me një fytyrë të “fortë” në konferencën për shtyp, në kryeqytetin e Francës.

“E di që është e vështirë të vish në Paris për rezultat, – tha ai, – por, unë kam besim 100 për qind tek futbollistët e mi. Ne duam që të fitojmë ndeshjen”. Liverpuli kualifikohet nëse fiton ndaj Paris SG vendas, ndërsa bën një hap të mirë përpara nëse barazon. Për fat, Klopi e ka gjithë skuadrën në dispozicion, pasi Sadio Mane e kaloi gjendjen e sëmurë, por po ashtu Nejmar dhe Kilian Mbape pritet të luajnë për kundërshtarët. Napoli e Liverpuli kanë nga 6 pikë, PSG ka 5, ndërsa Crvena Zvezda ka shpresë me 4 pikë.

Sfidanti.al