Kejn vazhdon me golat, por duhet Championsi për ta mbajtur

Harri Kejn provoi edhe në fushën e Brajtonit se nuk është e lehtë të luash për Totenhemin e të fitosh. “Gjelat” e Londrës e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e prapambetur të Premier Ligës, duke bërë një hap prapa në luftën e dytë për të qenë në Champions sezonin e ardhshëm.

Kejn shënoi golin e 26-të të tij në kampionat, 4 më pak se Salah, por Totenhemi vetëm mundi të barazonte 1-1 dhe, kështu, të mbetej në vendin e katërt në renditje. Ky pozicion e kualifikon për në Champions, por Çelsi është 8 pikë prapa, duke pasur një ndeshje më shumë për të luajtur. Spërsat janë sërish favoritë për Ligën e Kampionëve, veçse trajneri Poçetino e di se nuk mund të rrezikojë asgjë, ndryshe ylli i tij kryesor mund të largohet që këtë verë.

Totenhemi ka mundësi të fitojë trofe këtë sezon, Kupën e Anglisë, ndërsa në fundjave do të luajë gjysmëfinalen ndaj Mançester Junajtidit në “Uembli”. Një trofe, i pari pas dekadash, do të ishte një plus për të mbajtur Kejnin, dhe Poçetino bëri 6 ndryshime në ekip në krahasim me ndeshjen e humbur ndaj Sitit. Gjithsesi, ai tha se “Kupa e Anglisë nuk të siguron Championsin, ndaj prioritet ka Premier Liga”.

Sfidanti.al