Në fushën e Seltës la dy pikë, apo fitoi një, veçse një barazim rekordi nuk është më i mundshëm. Barcelona kishte nevojë të fitonte të gjitha ndeshjet e mbetura të kampionatit që ta përfundonte La Ligën me 100 pikë, po aq sa është rekordi i Realit të Murinjos de Barçës së Vilanovës. Skuadra e Ernesto Valverdes do të duhet të kënaqet me më pak.
Gjithsesi, ky sezon i gjatë me dritë dhe me hije, po tregon se nuk mund të ketë marshim triumfal, por të paktën ekziston mundësia për disa rekorde. Të parin, Barcelona e realizoi, atë të ndeshjeve radhazi pa humbje në La Liga që e mbante Sociedadi me 38. Sot, katalanasit kanë 40 ndeshje radhazi pa disfatë, ndërsa rekordi europian i Milanit të Sakit e Kapelos është 58 takime.
Me barazimin 2-2 në Vigo, “blaugranët” mbetën sërish të pathyer këtë sezon të kampionatit spanjoll, kur duhen edhe 6 javë deri në përfundim. Nëse nuk do të humbasë as në këto 6 ndeshje, do të vendosë rekordin që nuk e ka bërë askush në Spanjë. Ndaj Seltës pati shumë ndryshime, luajti dhe shënoi Dembele, luajti Jeri Mina, ndërsa Mesi luajti vetëm në pjesën e dytë.
Sfidanti.al