Drejt Lisbonës, Champions League, ja data e shortit të cerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Në 10 korrik UEFA do të mbajë shortin e fazës cerekfinale dhe asaj gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve pa pritur zhvillimin e 4 ndeshjeve të mbetura të 1/8 të finaleve të këtij kompeticioni. Në muajin gusht kampionatet kombëtare janë mbyllur dhe Liga e Kampioneve do të rikthehet duke kompletuar fillimisht kuadrin e cerekfinaleve për t’u spostuar më pas në Lisbonë për të zhvilluar ‘Final Eight’ me sfidat që do të jenë unike të cerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finalen.

‘Jam shumë i lumtur që jemi në gjendje të rifillojmë të gjitha kompeticionet-ka komentuar presidenti I UEFA, Aleksande Ceferin-futbolli po rikthen një jetë më normale në Evropë dhe dua të falenderoj të gjithë ata, në mënyrë të vecantë punonjësit sanitarë, që morën përsipër rreziqet dhe bënë sakrifiva për të na dhënë mundësinë për të rinisur të luajmë’

Ja si është situata në Ligën e Kampioneve

Ndeshjet e 1/8 të finaleve për t’u  zhvilluar

Chelsea -Bayern München (0-3)

Napoli -Barcelona (1-1)

Real Madrid-Manchester City (1-2)

Lyon-Juventus (1-0)

Skuadrat që janë kualifikuar në cerekfinale janë Atalanta, Atlético Madrid, RB Leipzig, Paris Saint Germain. Ndërsa kalendari  i pjesës së mbetur të sezonit është; 1/8 e finaleve 7/8 agosto 2020: vendi për t’u konfirmuar

Cerekfinalet dhe gjysmëfinalet në Lisbonë: Ndeshjet janë unike dhe do luhen ne 12,13,14,15 gusht cerekfinalet dhe në 18/19 gusht gjysmëfinalet që do të luhen në Da Luz dhe Jose Alvalade të Benficas dhe Sporting Lisbonë. Finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet në 23 gusht në Da Luz.

Sfidanti.al