Akordi mes Juventusit dhe Barcelonën për shkëmbimin e parë të rëndësishëm të sezonit në merkaton e transferimeve është gjithnjë e më pranë. Bardhezinjtë e kanë bindur mesfushorin brazilian që të transferohet te Zonja e Vjetër për një cmim shumë të mirë pas një operacioni prej 70 milionë Eurosh dhe me një pagë për futbollistin që më gjithë bonuset shkon në 5.5 milionë Euro. Ndërsa te Barcelona do të zbarkojë Miralem Pjanic dhe gjithcka pritet të mbyllet brenda 30 qershori.
Pë Pjanic, shifra për të cilën është arritur akordi me katalanasit është 60 milionë Euro që do të thotë se Juventus do të duhet të derdhë në arkat e Barcelonës diferencën prej 10 milionë Eurosh që është mes vlerave ted y operacioneve.
Tratativat mes Barcelonës dhe Juventusit për Arthur ishte bllokuar për një sërë arsyesh mes të cilave Covid-19 dhe rezistenca e futbollistit. Në këtë pikë ndërhyrja e Dani Alves rezultoi thelbësore në zhbllokimin e këtyre negociatave. Duket se ka qene pikërisht ish mbrojtësi I Barcelonës dhe I Juventusit që biundi Arthur të transferohet në Torino teksa I shpjegoi projektin e mirë të klubit të drejtuar nga Agnelli. Ndërkaq, sipas RAC1, futbollisti pritet që këtë fundjavë të kryejë vizitat mjekësore me kampionët e Italisë.
Sfidanti.al