Divorci “Ibra-Junajtid? Doktori thotë se nuk ndodhi për dëmtimin

Doktori që operoi Zllatan Ibrahimoviçin pas dëmtimit të vjetshëm, mendon se e di se cila është arsyeja kryesore që suedezi u largua nga Mançester Junajtidi për t’iu bashkuar Los Anxhelos Galaksisë në SHBA. Doktori Fredi Fu Ho-Kueng është i bindur se shkak nuk ishte dëmtimi që ylli me origjinë boshnjake pësoi në Ligën e Europës sezonin e kaluar.

“Ideja e tij ishte që të kthehej dhe të përpiqej të fitonte tituj të tjerë, sidomos Championsin, – ishin fjalët e doktorit Fu, – Pas humbjes me Seviljen, opinioni im është që Zllatani mendoi se gjithçka mori fund dhe se nuk ia vlente të qendrontë më. Kështë e kuptoj unë”.

Fuja shtoi se edhe dështimi për të fituar Premier Ligën ndikoi tek Ibra, pasi do të kishte qenë një trofe i madh që atij i mungon. “Junajtid nuk besohet ta mbërrijë Sitin, pra nuk e fiton dot Premier Ligën, – tha ai, – mund të fitojë Kupën e Anglisë, që është e mirë, por jo sa këto të tjerat. Ibrahimoviç nuk pati asnjë arsye tjetër që u largua. Në aspektin fizik, ai nuk ka më asnjë problem me dëmtimin”.

Sfidanti.al