Xhixhi Bufon, përse e ke mërzitur të bukurën Alena Seredova?!

“Jemi kopja më e bukur në botë”. Xhixhi Bufon e Alena Seredova nuk e kanë thënë kurrë diçka të tillë, por që nga viti 2005 e deri në 2014, ishin padyshim kopja më e dëgjuar në Itali, e lidhur me futbollin, apo ndoshta diçka më pak se Françesko Toti-Ilaria Blazi. Gjithsesi, erdhi dita që “kopja më e bukur në botë” u nda, dhe askush nuk fliste për këtë ndarje gjatë katër viteve me radhë.

Alena e bukur, modelja çeke që mori burrin në të njëjtën moshë si vetja (është 40, po aq sa Bufoni), nuk ka shumë mëri sot për atë që ndodhi, por e quan “traumë” për fëmijët, po ashtu edhe për atë vetë, ndërsa thekson keqardhjen që “nuk e mora vesh nga i zoti i punës, por nga gazetat”! Ajo që mori vesh nga gazetat ishte që burri i saj po shkonte me një tjetër.

Vërtet ta ketë bërë këtë, portieri më i mirë në botë i shekullit të 21-të? Edhe mundet, pasi të jesh kampion i madh në futboll nuk do të thotë se je kampion në gjithçka. Dëgjoni Seredovën (Sheredova, në çekisht): “Disa ndryshime, edhe pse traumatikë, shërbejnë për mirë, pasi shpesh nuk arrin ta kuptosh kur ndihesh keq, ndërsa pjekuria të bën të kuptosh që premtimet “e përjetshme” ndonjëherë nuk vlejnë”.

Çekja ka dy fëmijë, të dy nga lidhja me Bufonin, ndërsa është në marrëdhënie me Alesandro Nazin, trashëgimtar të familjes Anjeli. “Nuk dua të mendoj për martesë, – thotë ajo, – prioritet për mua janë fëmijët e mi, qetësia dhe ekuilibri i tyre”.

Sfidanti.al