Bajerni, Siti, PSG? Jo, Didi Haman mendon Çelsin favorit në Champions!

Kur flitet për Ligën e Kampionëve, vetë Pep Guardiola pohon se numri 1 i parashikimeve duhet të jetë kampioni në fuqi i Europës. Padyshim, Bajerni mbetet “ruli kompresor” që mendohet se do ta ruajë titullin në Champions, ndonëse gara bëhet interesante nga prania e disa skuadrave të rëndësishme dhe në formë si Mançester Siti apo Paris SG. Shumëkush po flet për Sitin e Guardiolës, ndërsa PSG është nënkampione në fuqi e kontinentit. Gjithsesi, nuk duhet harruar se në garë janë ende ekipe të tillë si Reali i Madridit, Liverpuli apo Juventusi, që e njohin shumë mirë Championsin, sidomos dy të parët. Pavarësisht kësaj, ish-ylli i Bajernit dhe i Liverpulit, Ditmar “Didi” Haman ka një “favorit të fshehtë” për trofeun. Ky është Çelsi i Londrës, ekipi që i nxorri gabim të gjithë në 2012 duke dalë kampion i Europës, dhe që sipas Hamanit ka në stol një specialist si Tomas Tuhel, pikërisht trajneri që doli në finale ndaj Bajernit vjet.

Sfidanti.al