Griezmann i bashkohet Pique si investitor në projektin më të fundit të suksesshëm

Kompania franceze e ‘football fantasy’ Sorare ku është i përfshirë edhe Gerard Pique arriti të sigurojë një financim prej 40 milionë Eurosh e kryesuar nga fondi Benchmark dhe me pjesëmarrjen e firmës së kapitaleve Accel dhe investitorëve të rinj mes të cilëve edhe Antoine Griezmann apo André Schürrle. Po kështu janë pjesë e kësaj kompanie edhe Alexis Ohanian, bashkëthemeluesit I kompanisë Reddit dhe Gary Vaynerchuck, investitor në kompani si Uber, Snapchat, Facebook apo Twitter.

Me këtë injeksion të kapitalit, Sorare që arrin në një vlerë prej 50 milionë Euro në merkato do të nxjerrë një aplikacion të ri për telefonë celularë ku do të përfshijë klube të rinj dhe do të nxisë një rritje të komunitetit të përdoruesve

Gerard Pique iu bashkua këtij projekti në muajin dhjetor nëpërmjet një investimi që I dha mundësinë që të sigurojë një vend në Këshillin administrativ. Në atë kohë, kompania mbylli një rritje të kapitalit me 3 milionë Euro ku mori pjesë edhe fondi amerikan Cassius Family.

sfidanti.al