Cfarë zhgënjimi; përshkoi 13 mijë km për të parë Milanin, por…

U nis nga Punta Arenas në Patagoninë e Jugut për në drejtim të Milanos. Ishte një udhëtim shumë I gjatë, por David Mora Cvitanic e përballoi duke parë drejt objektvit të tij; të ndiqte ndeshjen e Milanit të tij ndaj Genoas në San Siro. Por fati I kishte rezervuar një suprizë të hidhur tifozit të flaktë kuqezi, pasi  kjo sfidë mes Milanit dhe Genoas u shty për shkak të coronavirusit.

‘Nga Patagonia përshkova më shumë se 13 300 km për të të ndjekur Milani im. Nuk do të kem kënaqësinë të  të mbështes në mitikun San Siro, por ndjenja është e madhe, më solli nga tokat e jugut të botës deri këtu-shkruante në rrjetet sociale David që për më tepër nuk do të ketë mundësi as të vizitojë Casa Milan për të njëjtën arsye-Më dhemb në shpirt’,

Sfidanti.al