Cfarë ndodh me Maradonën? Qëndron të Himnasia, Milito ‘rrëmben’ Sampaolin

Kur bëhet fjalë për Diego Armando Maradonën, suprizat nuk mungojnë. Vetëm dy ditë më parë El pibe De Oro dha dorëheqjen nga roli I trajnerit të Himnasia La Plata, por duket se 59 vjecari bëri një prapakthehu në vendimin e tij dhe pranoi të qëndrojë  te kjo skuadër me të cilën po punon që nga shtatori duke regjistruar 3 fitore dhe 5 humbje

Ai që konfirmoi gjithcka ishte matias Morla, avokati që mbron interesat e Diego Maradonës teksa tha se ai do të jetë në stol të dielën bashkë me stafin e tij duke bërë që tifozët e Himnasias të shpërthejnë nga entuziazmi, me këtat të fundit që në orët e fundit u shfaqën para selisë së klubit.

Por cfarë ndodhi në orët e fundit? E thjeshtë; u gjet një akord për formimin e një grupi të ri drejtuesish të klubit, një listë unike që parashikon zgjedhjen e Mariano Coëen në rolin e presidentit  dhe Salvador Robustelit si zëvendëspresident. Në këtë marrëveshje përfshihet edhe Gabriel pelegrino, opresidenti në largim që solli Maradonën në skuadër. Për këtë të fundit pritet të përcaktohet roli që do të ketë, por për Diegon ai ishte shumë I rëndësishëm dhe kjo lëvizje shpjegon qëndrimin e tij në stolin e Himnasias

Ndërkohë lëvizje ka edhe te një skuadër tjetër e futbollit argjentinas. Bëhet fjalë për skuadrën e Rasing de Avejaneda që mesa duket do të ketë në stolin e saj Horge Sampaoli.. Ish trajneri I përfaqësueses argjentinas zhvilloi një takim me  Drejtorin Teknik të Rasing, Diego Militon, një takim ky që duket se rezultoi pozitiv. Akltualisht Sampaoli po drejton skuadrën braziliane të Santosit që ka edhe 5 ndeshje për të luajtur në kampionat, më pas ai do të jetë I lirë për të zgjidhur kontratën me këtë klub  pa paguar asnjë dëmshpërblim, për të nisur me shumë mundësi një aventurë të re në vendlindjen e tij në Argjentinë.

Sfidanti.al