Trajneri i ri i Bajernit, Rumenige: Do ta percaktojme brenda muajit prill

Bajerni do te mesoje emrin e trajnerit te ri brenda muajit prill. Ai qe e konfirmoi kete ishte Shefi Ekzekutiv i klubit bavarez, Karl Hajnz Rumenige ne nje interviste per Sky Tv.

‘Ne fund te muajit prill do te prezantojme trajnerin e ri-tha Rumenige perpara ndeshjes se te shtunes me Borusian e Dortmundit-duam nje trajner qe te flase gjuhem gjermane’.

Bajerni eshte i detyruar qe te kerkoje trajnerin e ri te tij duke qene se Jup Hejnkes qe erdhi per te zevendesuar Ançelotin, e ka deklaruar largimin e tij nga pankina bavareze me fund te sezonit.

Sfidanti.al