Rumenige kritikon UEFA per Fair Play Financiar

Karl Hajnz Rumenige sulmon ashper UEFA ne lidhje me rregullin e Fair Play Financiar dhe kete e ben nepermjet nje interviste te dhene per revisten GQ. Drejtori i Pergjithshem i Bajernit te Mynihut kritikoi qeverine e futbollit evropian se nuk beri te mundur respektimin e Fair Play Financiar qe ajo vete e vendosi kete rregull.

‘UEFA duhet ta modernizoje rregullin e Fair Play Financiar-tha Rumenige-ai qe ideuan ishte nje instrument shume i mire, por duhej aplikuar ne menyre rigoroze qe do te thote se te gjithe ata qe tentojne te bejne manovra per ta evituar duhen ndeshkuar. Kjo per fat te keq nuk ndodhi dhe UEFA duhet ta pranoje kete. Keshtu qe duhet te veje ne veprim Fair Play Financiare 2.0 qe nder te tjerat duhet te qartesoje edhe sanksionet’

I pyetur nese Bajerni do te beje ndonjehere blerje me mbi 100 milione Euro, Rumenige tha: ‘Kur te jete e nevojshme. Vijme nga nje kohe kur e gjithe kjo ishte e paimagjinueshme. Sot duhet te bejme vleresimet dhe analizat tona dhe me pas te marrim nje vendim dhe njera prej pyetjeve qe do te lindin eshte; a ia vlen ky shpenzim ne aspektin sportiv dhe a eshte i rifinancueshem?

Sfidanti.al