Riberi: Do të luaj deri sa të më mbajnë gjunjët, kockat dhe kurrizi

Ylli i Bajernit të Mynihut, Frank Riberi, konsideron se mund të luajë edhe disa vite në një nivel të lartë. Riberi u ngjit në skenën e madhe të futbollit në Botërorin e vitit 2006 në Gjermani, ku, siç dihet, luajti me bluzën e Francës. Sidoqoftë, ai, tanimë, është 33 vjeç dhe, shpejt, do t’i duhet që të dalë “në pension”. Por, ai nuk mendon kështu.

“Unë do të luaj, deri sa të më mbajnë gjunjët, kockat dhe kurrizi. Në nivel të lartë, unë mund të luaj edhe dy ose tre vite, nëse nuk dëmtohem”, thotë Riberi, duke shtuar se “Bajerni do të jetë klubi im i fundit në Evropë”. Ai thotë se, pasi ta lejë futbollin në fushë, ai do të mund të bëhet edhe trajner, por me fëmijtë. Sa për kujtesë, Riberi erdhi te Bajerni nga Marseja, më 2007, ndërkohë që  kontratën në Mynih ai e ka deri në vitin 2018.

sfidanti.al