Lemarin “për drekë” e Sanenë “për darkë”, ky është plani i Bajernit!

Po dukej si ndonjë ari në gjumin dimëror, dhe i kënaqur me gjithçka kishte. Bajerni i Mynihut nuk u mendua shumë i lëvizshëm në periudhën e transferimeve të janarit, por tashmë po dalin në sipërfaqe lajme për plane të rëndësishme. Së pari, bavarezët duan Tomas Lamarin e Atletikos së Madridit, dhe këtu pritet të jenë në konkurrencë me Arsenalin. Francezi vlerësohet lart, por tek Atletiko nuk ka dhënë dot maksimumin. Sipas “Bildit”, Salihamixhiç mund të tentojë ta marrë tani në janar, ndonëse do të duhet të paguajë jo pak. Atletiko shpenzoi gati 60 milionë euro dhe kërkon të dëmshpërblehet. Ëndrra e Bajernit mbetet Leroi Sane, por për të mund të flitet në verë, aq më tepër që vlera e kartonit të yllit gjerman të Sitit mund të shkojë 100-120 milionë euro.

Sfidanti.al