Lautaro Martinez nuk do të jetë në Derbin e Madonninës ndaj Milanit. Sulmuesi argjentinas e pagoi shtrenjtë sjelljen e tij tejmase nervoze në minutat e fundit të ndeshjes me Cagliarin ditën e diel kur u ndëshkua me karton të kuq për protesta të ekzagjeruara, ndërkohë që inatin më pas ia shfryu xhamave të shkallëve që të cojnë në dhomat e zhveshjes së San Siro.
Gjykatësi Sportiv në fakt e dënoi me 2 ndeshje pezullim që do të thotë se Lautaro Martinez do të mungojë në dy sfidat e radhë së Interit; ajo me Udinesen në Udine dhe pikërisht derbin me Milanin në 9 shkurt. Ai që shpëtoi nmga dënimi për Interin ishte trajneri Antonio Conte ndaj të cilit nuk u dha asnjë masë disiplinore edhe pse ai nuk e fshehu aspak nervozizmin e tij në minutat e fundit të sfidës të së dielës.
Sfidanti.al