Kohë të vështira në Gjermani, por sukses për Bajernin me Sanenë!

Vjen flitej për 120 apo 150 milionë euro, ndërsa në fund për kartonin u paguan rreth 60 milionë. Bajerni i bëri mirë llogaritë edhe këtë herë, pavarësisht nga gjendja e vështirë financiare në Bundesligë, me humbje ekonomike dhe me sponsorë që duan të largohen. Leroi Sane do të jetë lojtar i bavarezëve, dhe trajneri Hansi Flik do të ketë lojë nga krahët më të fortë, duke iu afruar epokës së Riberisë e Robenit. Mançester Siti pranoi humbjen e një lojtari që nuk ishte titullar, pavarësisht potencialit të madh, dhe ndodh shpesh që një futbollist shkëlqen me një trajner, kur nuk ia ka dalë me një trajner tjetër. Kontrata e tij është 5-vjeçare, ndërsa nuk dihet nëse Bajerni do të ketë forcë financiare për të synuar edhe ndonjë lojtarë tjetër, pasi flitet për Kai Havercin e Leverkusenit. Ndoshta, nëse Lukas Hernandez largohet, dhe prej tij fitohet një shumë e madhe.

Sfidanti.al