Haland dhe Xhan, Dortmundi dominon biznesin në Gjermani

Flasim për janarin, sepse në verë vështirë se do të mundë t’i afrohet Bajernit. Borusia e Dortmundit bëri dy goditjet të mira në Bundesligë, duke marrë Erling Halandin nga Salcburgu dhe pastaj Emre Xhanin nga Juventusi. Mesfushori kthehet në Gjermani në formë huazimi, ndërsa verdhezinjtë kanë të drejtë ta marrin në verë për 25 milionë euro. Nëse do të jenë të bindur! Trajneri Lysien Favre mund të jetë i kënaqur, edhe sepse transferimet nuk i kushtuan shumë arkës së klubit, ndërsa në fushë do të ketë më shumë konkurrencë, edhe në mesfushë, edhe në sulm. Natyrisht, nga “Signal Iduna Park” u largua Pako Alkaser, që e mori Vijarreali, por Dortmundit i mjafton Halandi.

Sfidanti.al