Bajerni me 1 pikë mbi Dortmundin, por me dy yje më pak!

Jemi në mes të prillit dhe periudha vendimtare e sezonit ka filluar. Për Bajernin gjithçka është në rregull në renditje, i rikthyer më në fund në majë, por jo mirë kur hidhen sytë tek infermieria. Fitorja 4-1 në fushën e Dyseldorfit vërtet lejoi bavarezët të ngjiten në 1 pikë mbi Dortmundin kur duhen edhe 5 javë deri në fund, por solli edhe dy dëmtime të rëndësishme.

Portieri dhe kapiteni Manuel Nojer nuk do të luajë të paktën për 14 ditë, të paktën siç informon klubi kampion i Gjermanisë. Frika është e madhe pasi Nojer pati vjet një dëmtim të rëndë, që i lejoi vetëm 3 ndeshje kampionatin e kaluar. Mungesa tjetër e madhe për disa kohë është ajo e mbrojtësit të qendrës, Mats Humels. Ai vërtet është përjashtuar nga kombëtarja, por Bajernit i bënte punë si partneri në mbrojtje për Niklas Zylen. Humels pritet të mos luajë ndaj Verderit, në kampionat dhe në kupë, si dhe në ndeshjen tjetër të Bundesligës, atë në fushën e Nyrembergut.

Sfidanti.al