Gjashtë emra të rinj dhe 200 milionë sterlina për “Junajtidin e ri”

Mançester Junajtidit ndodhet në një betejë të ashpër për të zënë vendin e 4-t, por, sidoqoftë, ai që tani po bën plane për ekipin që do të konkurrojë në sezonin e ardhshëm.
Media angleze shkruan se klubi i “Old Traffordit” do të bëjë përpjekje të mëdha që të sjellë në radhët e veta përforcime të reja dhe madje thuhet se për këtë qëllim ai do të ketë në dispozicion 200 milionë sterlina. Më këto para, sipas medias, do të synohet që të blihen këta gjashtë lojtarë:
Xhejdon Sanço. Kallum Hadson-Odoi, Deklan Rajs, Aron Van Bisaka, Kalidu Kulibali dhe Idris Gaj.
Sigurisht që me këta lojtarë Junajtidi do të rifreskohet shumë, por çështja është, nëse do të mund të konkurrojnë “djajtë e kuq” me këta lojtarë për titull?
Sfidanti.al