Bufoni: Përse Nejmari kushton 200 milionë dhe jo 600 milionë euro?

Portieri legjendar italian, Xhanluixhi Bufon, duke folur për sezonin aktual të transferimeve, vë në dukje, midis të tjerave, se në tregun e futbollit shumë vlera kanë ndryshuar dhe nuk funksionon më asnjë rregull. Sipas tij, kjo që po ndodh, është si një balonë që po fryhet dhe që një ditë do të plasë! “Unë nuk po i kuptojmë kriterët që përcaktojnë vlerën e një futbollisti. Gjithçka është në dorë të atyre që kanë paratë. Sot, dikush vlen 10 milionë euro, kurse nesër, papritur, 100 milionë! Kështu që gjithçka duket e gënjeshtërt. Përse Nejmari vlen 200 milionë dhe jo 600 milionë euro? Kur isha i vogël, gjyshi më thoshte se, nëse një balonë fryhej më shumë sesa duhej, ajo do të plasë”, thotë Bufoni.

Sfidanti.al