Ka gjetur vend per pazar, Konte do të bëjë blerje në Barcelonë?!

Serhi Roberto i Barcelonës, ka mundësi, që të bëhet lojtar i ri i Celsit, pasi trajneri i këtij të fundit, Antonio Konte, i vlerëson mjaft cilësitë e këtij mesfushori. Klauzola e blerjes së këtij futbollisti spanjoll kushton 40 milionë euro, kështu që transferimi i tij mund të realizohet pa ndonjë problem. Sidoqoftë, duhet të pritet se çfarë do të ndodhë me Nemanja Matiçin, ndërkohë që ky i fundit është kërkuar nga Mançeser Junajtidi, por edhe nga Juventusi.

Konte, nëse do tësigurojë shërbimet e Robertos, do të mund të plotësojë një boshllëk që ka në mesfushë.

Sfidanti.al