Borussia Dortmund, Haaland i qetëson të gjithë: Do të kthehem shpejt

Erling Haaland ishte mungesa e madhe e Borussias së Dortmundit në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Lazios për shkak të një problemi në tendinën e gjurit. Por norvegjezi pritet të kthehet në fushat e lojës përpara janarit 2021, sic u mendua në një moment të parë. Vetë Haaland vendosi të qetësojë të gjithë tifozët nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter

‘Lajme të mira, fola me mjekët. Do të kthehem shpejt-shkruante Haaland në postimin e tij.

Ky është dëmtimi i parë disi serioz për Djaloshin e Artë të futbollit evropian, një prej sulmuesve më të fortë dhe më të kërkuar. Mungesa e tij mund të jetë për një kohë më të shkurtër dhe kjo bën të lumtur trajnerin Favre dhe të gjithë tifozët e skuadrës verdhezi. Sepse prania e norvegjezit në fushën e lojës është shumë e rëndësishme dhe për këtë janë shifrat që flasin; 17 gola në 14 ndeshje në këtë sezon për Haaland nga të cilët; 10 gola në 8 ndeshje në Bundesligë e 6 gola në 4 ndeshje në Ligën e Kampioneve.

Sfidanti.al