Pas humbjes me Shakhtarin, Realit të Madriditi i duhet të fitojë ndaj Borussia Moenchengladbach, ose të paktën të mos humbasë në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Me një situatë aspak ideale as në La Liga(-7 pikë nga kryesuesit e Atleticos), pozicioni i Zinedine Zidane është shumë delikat. Florentino Perez dhe bordi drejtues i klubit e konfirmuan trajnerin francez, një vendim mëse i kuptueshëm duke parë impenjimin delikat në arenën evropiane të Los Blancos ditën e mërkurë, kur do të duhet kompaktësi në skuadër
Por nëse sfida me Moenchengladbach do të shkojë keq, atëhere te skuadra merenges do të shfaqet gatishmëria për të bërë hapin e madh, nëse sipas ‘El pais’ , Zidane nuk do të japë vetë dorëheqjen. Ndërkaq, futbollistët nuk kanë ndërmend t’i shpëtojnë përgjegjësisë për këtë situatë. Në fakt Sergio Ramos organizoi një mbledhje me lojtarët e tjerë, pa praninë e trajnerit Zidane
‘Gjithcka varet nga ne, jemi Reali i Madridit, kemi dalë nga situata akoma më të këqija-ishin fjalët e kapitenit të skuadrës kampione te Spanjës me Ramos që zhvilloi edhe një takim të shkurtër me presidentin e klubit Florentino Perez me rastin e zhvillimit të fotografisë së skuadrës. Në këtë moment delikat, Perez dhe Ramos i lanë mënjanë bisedimet për rinovimin e kontratës; prioritet është dalja nga kriza, për kontratën e re do të ketë kohë më pas.
Sfidanti.al