Bolton, lojtarët këmbëngulin me grevën, anulohet sfida me Brentford

Sfida e Championship mes Boltonit dhe Brentford e parashikuar për t’u zhvilluar këtë të shtunë u anulua. Futbollistët e skuadrës se Ëanderer ishin të vendosur në qëndrimin e tyre për të vijuar grevën për pagën e muajit mars që nuk e kishin marre duke detyruar drejtuesit e klubit dhe Ligës Angleze të Futbollit për të mbajtur bisedimet për një zgjidhjen e situatës.

Takimi mes palëve u mbyll pa asnjë marrëveshjes kështu që Boltoni dhe Liga Angleze e Futbollit vendosën që të anulonon sfidën për ditën e shtunë, ndërkohë që në drejtim të klubit mund të ketë masa ndëshkuese për keqadministrim.

Vlen të kujtohet se futbollistët e Boltonit vendosën që të bojkotojnë 2 ndeshjet e fundit të kampionatit, pikërisht këtë nm,e Brentfordin dhe Notingam Forest në 5 maj. Një situatë kjo që nuk pranohet nga EPL që i ka kërkuar kësaj skuadre që tashmë ka rënë nga kategoria, që të luajë patjetër dy ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, qoftë edhe me futbollistët e skuadrës së Under 18.

sfidanti.al