Bayern, regjistrohet rasti i dytë me Covid pas Gnabry

Festa për fitoren 4-0 ndaj Atletico Madrid, nuk zgjati shumë te Bayerni i Mynihut. Dy ditë pasi u mësua për pozitivitetin me Covid të Serge Gnabry, skuadra bavareze shënoi një rast tjetër të prekur nga coronavirusit dhe bëhet fjalë për fizioterapistin e skuadrës. Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’ ishte pikërisht Gianni Bianchi ai që rezultoi pozitiv në testet me tamponë duke qenë se është anërari i stafit të Bayernit që është më shumë në kontakt me futbollistët.

Kështu te kampionët e Gjermanisë dhe Evropës, ndizen sërish sirenat e alarmit pasi nuk dihen pasojat që do të vijnë për ndeshjen e së shtunës me Eintrachtin e Frankfurtit në Bundesligë ditën e shtunë. Cështja është e komplikuar. Menjëherë pasi u mësua për pozitivitetin e Gnabry, drejtuesit e Bayernit urdheruan të gjithë skuadrën që të kryente testet për të zhvilluar ndeshjen me Atletico Madrid pasi rreziku për rezultate negative false ishte u madh dhe Bianchi mund të jetë një rast i tillë. Lajmi i mirë në këtë pikë është se gjithnjë sipas Bild, Bianchi nuk ishte në Allianz Arena në ndeshjen me Atleticon të luajtur të mërkurën. Sidoqoftë, futbollistët do të kryejnë një sërë testesh përpara se të zhvillojë ndeshjen me Eintrachtin.

Sfidanti.al