Milani “jo normal” i Piolit ka Ibrën, por edhe Haugen!

Ka edhe shumë të tjerë, por për momentin le të ndalemi te këta. Stefano Pioli u shpreh pas ndeshjes së fituar 3-1 në fushën e Sëlltikut në Ligën e Europës, se Milani i tij “nuk është një skuadër normale”. Kruniç, Diaz dhe Hauge ishin autorët e golave, dhe kryesorja ishte që kuqezinjtë luajtën futboll duke pasur edhe mbrojtje të fortë. Që nga 8 marsi i këtij viti, ekipi i Piolit nuk humb asnjë ndeshje zyrtare. Për më tepër, trajneri ka arritur suksesin që nuk ka diferenca mes titullarëve dh stolit. Ibrahimoviç ishte sërish më i miri, edhe pse nuk shënoi, po ashtu Kesi. “Pas fitores në derbi, lojtarët edhe mund të vetëkënaqeshin, por kjo nuk ndodhi, – tha Pioli, – nuk ka sekret tek ne, por gjithë klubi punon në një drejtim. Gjithsesi, për të pretenduar titullin duhet të rrisim nivelin teknik”.

Jens Hage, ndërkaq, është 21 vjeç dhe ka një histori krejt të pazakontë tek Milani (pra, edhe ai jo normal, siç thotë Pioli). Në Norvegji, dek Bode, luajti 118 ndeshje e shënoi 35 gola me gjithë moshën e re, ndërsa Milanin e magjepsi në raundet eleminatore të Ligës së Europës, në ndeshjen që italianët mezi e fituan 3-2. Hauge shënoi gol dhe shërbeu asist. Në korrik refuzoi Klub Bryzhin se iu duk vetja i vogël, ndërsa në shtator pranoi Milanin. Rezultati? Një gol në 30 minuta në Serinë A, një gol në 30 minuta edhe në Europë.

Sfidanti.al