Formula 1, revolucion te Team Haas, largohen Grosjean dhe Magnussen

Skuadra Haas po përgatitet për një revolucion të vërtetë në vitin 2021. Skuderia amerikane e Formula 1 zyrtarizoi largimin në fund të këtij sezoni të të dy pilotëve të saj Romain Grosjean dhe Kevin Magnussen të cilët pritet të zëvendësohen nga Mick Schumacher dhe Nikita Mazepin konfirmimi i të cilëve mund të bëhet këtë fundjavë në Cmimin e Madh të Portugalisë.

Për Grosjean bëhet fjalë për mbylljen e një eksperience që zgjati 5 vjet. ‘Kapitulli i fundit u mbyll dhe libri mbaroi-shkruante në rrjetet sociale Grosjean-kam qenë me Haas F1 që nga dita e parë. Pesë vjet gjatë të cilëve kemi përjetuar momente të jashtëzakonshme, por edhe të vështira. Por është rrugëtimi ai që ka rëndësi. Kam mësuar shumë, u përmirësova, u bëra pilot dhe njeri më i mirë. Shpresoj që edhe të kem ndihmuar skuadrën të përmirësohet. Kjo është krenaria ime më e madhe, më e madhe se garat e cmendura apo vendi i katërt në Austri në 2018. I uroj më të mirat skuadrës për të ardhmen. Romain’.

Edhe Magnussen ka kaluar shumë kohë me Haas kështu që edhe ai e ka një mesazh lamtumire.

‘Përshëndetje të gjithëve. Sezoni 2020/21 i Formula 1 do të jetë i fundit për mua me skuadrën Haas-shkruante Magnussen-kam kaluar momente fantastike me skuadrën në 4 vitet e fundit dhe nëse shoh prapa mund të shoh se kam kryer një udhëtim të gjatë të bukur. Të isha pjesë e një skuadre të re për mua ishte një sfidë dhe e shijova plotësisht, më dha mundësinë që të fitoja eksperiencë dhe më ka ndihmuar  që të zhvillohem si pilot garash. Dua të falenderoj Gene Haas, Gunther Steiner dhe të gjithë anëtarët e skuadrës për besnikërinë e tyre dhe që besuan tek unë në 4 vitet e fundit. Po punoj akoma me planet për të ardhmen, do të bëhen të ditur në një moment të dytë. Janë edhe 6 gara për t’u zhvilluar këtë sezon dhe jam i vendosur të t’i mbyll të gjitha e të marr rezultate pozitive. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen’.

Sfidanti.al