Barcelona e ruan fanelën me nr.7 për Antuan Grizman?

Që Barcelona dëshiron të ketë në skuadër Antuan Grizman, kjo është një histori që dihet botërisht prej kohësh. sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, sulmuesi francez nuk ka më raporte të mira me Atletikon e Madridit dhe klubi katalanas po e vëzhgon me kujdes situatë e tij.

Presidenti Bartomeu tentoi të blente kartonin e Grizman verën e kaluar, por më pas vendosën të përqendrojnë vëmendjen në të tjerë objektivë sic ishte Filipe Kutinjo i cili erdhi te katalanasit pikërisht në merkaton e këtij muaji. Fillimisht u mendua se braziliani do të merrte fanelën me numrin 7, por në fund Barcelona vendosi t’i japë atë me nr.14. ajo me numrin 7 është e lirë për momentin dhe gjatë muajve të verës atë mund ta veshë pikërisht sulmuesi francez,gjithnjë nëse tratativat mes klubeve do të kenë një fund  të lumtur për Barcelonën.

sfidanti.al