Barcelona, Bartomeu takon presidentin e komanduar, Tusquets

Ish presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu shkoi në selinë e klubit blaugrana, menjëherë të nesërmen pas dhënies së dorëheqjes së tij dhe të gjithë Këshillit Administrativ. Me të mbërritur në zyrë, Bartomeu u takua me Presidentin e Komisionit të Ekonomisë të klubit, Carles Tusquets  që do të jetë presidenti i komanduar i klubit deri në zhvillimin e zgjedhjeve.

Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, në takimin që zgjati rreth 3 orë, Bartomeu informoi Tusquets për tratativat me futbollistët për një reduktim të pagave të tyre për shkak të pandemisë coronavirus që po vë në provë të vështirë arkat e Barcelonës. Në këtë moment, klubi ka dy tratativa të hapura; një me futbollistët dhe një tjetër me punonjësit e zakonshëm te cilat duhet të mbyllen brenda datës 5 nëntor.

Sfidanti.al