Bajern rrëmbeje Kutinjon, mjaft e ke qepur xhepin këto vite!

Barcelona dhe Bayern Munich janë ulur për të folur për mundësinë që Kutinjo të mund të luajë këtë sezon në klubin gjerman në formë huazimi, por tani për tani marrëveshja duket shumë larg pasi pozicionet mes dy klubeve janë distancuar lidhur me çështjet ekonomike. Barcelona në marrëveshjen e transferimit kërkon, që skuadra bavareze të marrë përsipër blerjen e mesfushorit brazilian. Nga ana tjetër ekziston problemi i kartonit të lojtarit, i cili tejkalon mundësinë e pagesës nga ana e gjermanëve. Kutinjo është lojtari më i shtrenjtë në historinë e Barçës dhe përfiton 10 milionë euro.

Ndërsa tek Bajerni, Levandoski është lojtari më i paguar në skuadër me 9 milionë. Ardhja e brazilianit do të ndikonte ne ekuilibrat në ekip. Nga ana futbollistike, Kutinjo është një lojtar që u intereson bavarezëve, të cilët kanë mbetur pa një pikë reference pas largimeve të Ribéri dhe Roben. Sidoqoftë, kushtet ekonomike nuk i bindin drejtuesit e klubit gjerman. Do të duhet të vazhdojmë negociatat. Ka kohë deri në 2 shtator, kur merkato si në Spanjë dhe në Gjermani do të mbyllet.