Edhe Rusia në Mundobasket pa basketbollistin më të mirë?

Ka shumë mundësi që përfaqësuesja e Rusisë të paraqitet në kampionatin botëror të ardhshëm që do të zhvillohet në Kinë gjatë dy javëve të para të shtatorit, pa basketbollistin e vet më të mirë, Aleksej Shved, që pësoi një dëmtim serioz në kampin stërvitor, kështu që shanset që ai të shkoi në Mundobasket janë të vogla.

Sidoqoftë, tani për tani, nuk ka informacione të sakta se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë dhe sa kohë do t’i duhet atij që ta rimarrë veten.

Rusia në botërorin e ardhshëm ndodhet në grupin B bashkë me Argjentinën, Korenë dhe Nigerinë.

Sfidanti.al