‘Au revoir Paris!’, agjenti I Kavanit thërret Atletiko Madrid: Opsion I shkëlqyer

Edinson Kavani me shumë mundësi do të bëhet futbollist I Atletiko Madrid në muajt e verës kur të lirohet me parametra zero nga Paris Sën Zhermen, por nuk përjashtohet mundësua që uruguajani të afrojë kohën e transferimit të tij në Spanjë edhe në merkaton e muajit janar edhe pse ky opsion duket I vështirë për t’u realizuar.

Sipas të përditshmes spanjolle AS agjentët e Kavanit kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Atletiko Madrid që ka humbur shërbimin e Diego Kostës për disa muaj. ‘Drejtuesit e Atletikos na kanë marrë në telefon për të folur për Kavanin-ishin fjalët e agjentëve të futbollistit për këtë të përditshme-dhe në muajt e verës ky transferim mund të kryhet. Interesi është, por nuk kemi folur akoma për shifra, jemi vetëm në fillim të bisedimeve. Atletiko Madrid është një klub I madh dhe një opsion I shkëlqyer për Kavanin të cilit I pëlqen kjo ide për disa arsye; për madhështinë e klubit, për La Ligan që është një prej kampionateve më të rëndësishëm në botë, sepse do të luajë në Ligën e kampioneve dhe për gjuhën’.

Kavani ka një kontratë me Paris Sën Zhermenin deri në vitin 2020 dhe në 1 janar ai është I lirë të nisë bisedimet me cilindo klub edhe pse Atletiko nuk është I vetmi që ka shfaqur interesin për të.tashmë në moshën 32 vjecare, Edinsin Kavani që me fanelën e Paris Sën Zhermenit ka zhvilluar 279 ndeshje me 193 gola, nuk po përjeton një sezon shumë pozitiv te kampionët e Francës ku u transferua në vitin 2013. Në këtë moment, uruguajani është kaluar në hierarkitë e sulmit nga Ikardi dhe ka luajtur 9 ndeshje në këtë sezon duke shënuar 2 gola, shifra shumë të varfra për një futbollist si ‘El Matador’ që po vuan konkurrencën e argjentinasit të ardhur me huazim nga Inter dhe që në 10 ndeshje ka shënuar 12 gola.

Sfidanti.al