Mik Shumaher është I bindur: Babai im është dhe do të mbetet më I miri në histori

Mik Shumaher ishte vetëm 14 vjec kur mori një goditje të rëndë që kishte një vlerë të dyfishtë. Babai dhe njëkohësiosht idhulli I tij pësoi një aksident duke bërë ski, një ngjarje që ndryshoi gjithcka. Që nga ai moment askush vec familjes nuk di gjë për gjendjen e legjendës së Formula 1.

Tani në moshën 20 vjecare, Mik po ecën në gjurmët e të atit teksa vijon karrierën në garat automobilistike dhe në 2020 do të zhvillojë sezonin e tij te dytë në Botërorin e Formula 2. Piloti I skuadrës së Premës ndodhej në Abu Dabi për  testet parasezonale ku Shumaher Jr u rendit I katërti dhe me këtë rast ai dha një intervistë për të përditshmen franceze ‘L’Equipe’

‘Rezultatet nuk ishin të shkëlqyera, por nuk ishin as të këqija-tha Mik Shumaher-ka shume aspekte ku unë mund të përmirësohem sic janë kualifikueset që I nënvlerësova. Shndërrohen në një sesion të dytë provash të lira , sidomos për një fillestar si unë dhe nuk duhet të jetë kështu. Luftova në një kampionat me pilotë që kanë 5 vjet eksperiencë në këtë kategori. Më pëlqen të fitoj dhe për këtë arsye nuk jam I kënaqur, por duke analizuar sezonin, unë I realizova pritshmëritë si debutues’

Kur erdhi momenti që të flasë për të atin, Mik Shumaher është I prerë: ‘Mikael është babai im, por edhe idhulli im-shtoi 20 vjecari-është edhe legjenda e sportit që dua. Do ta admiroj gjithmonë. Është piloti më I mirë në historiu dhe gjithnjë do të jetë I tillë sepse është I pari në arritjen e cdo rezultati. Kur provat nuk ishin të limituara, ai jetonte në makinën që drejtonte përdite’.

Sfidanti.al