Arsenal ‘lutet’ për shkarkimin e Ancelotit; kërkon trajnerin italian

As Pocetino e as Alegri, Arsenali kërkon të zëvendësojë Unai Emeri të shkarkuar me Karlo Ancelotin. Sipas asaj që publikohet te ‘Daily Express’, Topcinjtë e Londrës po monitorojnë pozicionin e teknikut nga Reggiolo në pankinën e Napolit. Nëse De laurentis do të vendosë të mbyllë bashkëpunimin me të, atëherë Arsenali do të shfaq gatishmërinë për t’i ofruar drejtimin e skuadrës londineze me synim rilindjen e saj

Pavarësisht asaj që deklaroi De Laurentis, pozitat e Ancelotit në stolin e Napolit janë ende të lëkundura dhe nëse situata nuk ndryshon, presidenti I Napolit nuk e përjashton mundësinë e ndryshimeve në pankinë. Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere Dello Sport’, një shkarkim I mundshëm I Ancelotit do të ishte më pak I dhimbshëm nga parashikimi, pasi në kontratën e trajnerit italian ekziston një shënim privat që parashikon një dëmshpërblim prej vetëm 500 mijë Eurosh nëse Anceloti largohet para 31 majit.

Sfidanti.al