Dëahtimi i Turqisë, Montella drejt largimit

Ëndrrat e Turqisë për një Botëror të madh janë shuar shumë shpejt. Pas vetëm dy ndeshjeve në fazën e grupeve, kombëtarja turke është eliminuar dhe trajneri Vincenzo Montella duket se ka ditët e numëruara në krye të skuadrës.

Humbjet ndaj Australisë dhe Paraguait kanë rezultuar fatale për teknikun italian, i cili pas ndeshjes së fundit ndaj Shteteve të Bashkuara pritet të largohet nga posti i trajnerit. Mbetet për t’u parë nëse do të japë dorëheqjen apo do të shkarkohet nga Federata Turke.