Argjentinë, turneu i ri, do të quhet ‘Kupa Maradona’

‘Copa Liga Profesional’, kupa kombëtare futbollistike argjentinase dhe turneu i parë zyrtar i organizuar nga Liga e sapokrijuar e Futbollit profesionist në Argjentinë do të quhet ‘Kupa Maradona’. Këtë të shtunë është bërë edhe prezantimi i logos zyrtarë të kompeticionit që është imazhi i yllit të futbollit botëror teksa është me shpinë me fanelën e Argjentinës me nr.10 në të gjatë finales se Botërorit 1986 ndaj Gjermanisë. Ndeshja e parë e Kupës Maradona ishte ajo e luajtur në  Cilindro të Avellaneda mes Racing dhe Union Santa Fe’.

sfidanti.al