Edhe All Blacks i gjunjëzohet kujtimit të Diego Armando Maradonës. El Pibe de Oro u kujtua në Sidney përpara ndeshjes së Tri Nations në Rugby mes skuadrës së Zelandës së Re dhe Argjentinës. Kapiteni i skuadrës Sam Cane, përpara ekzekutimit të koreografisë së famshme Haka vendosi në tokë një fanelë me ngjyrë të zezë të Zelandës së Re me numrin 10 dhe emrin e Maradonës në të, pikërisht në rrethin e mesit të fushës në shenjë respekti për këtë kampion të madh që u nda nga jeta përpara 3 ditësh.
sfidanti.al