Ai që flet është Mikael Cork, drejtori sportiv i Borusias, që në Gjermani cilësohet si arkitekti i skuadrës së sotme. Ish-futbollisti i kohëve të Otmar Hicfeldit deklaroi se Erling Halandi mund të quhet një “artikull luksi” pë rata që e kërkojnë, pasi klubi ka plane afatgjatë me të. “Ne nuk duam që Halandi të largohet, as nuk merremi fare me spekullimet, – u shpreh ai, – duam që ta mbajmë për shumë kohë këtu”. Gjithsesi, Dortmundi duhet të luftojë për të rinovuar kontratën, pasi ndryshe lojtari largohet. Për më tepër, vlera e kartonit sot jepet 100 milionë euro (në krahasim me 30 milionë në nëntor 2019), dhe më shumë sesa 75 milionë eurot që thuhet se është akordi për transferim mes klubit gjerman dhe agjentit të Halandit, Raiolës. Për momentin, sulmuesi 20-vjeçar thjesht po mendon për golat, ndërsa për të po mendon Reali, si një balotazh Mbape-Haland. Plot 64 për qind e votuesve ishin për norvegjezin mbi francezin. Reali vetë doli i humbur kur pagoi 60 milionë euro për Joviçin, ndërsa Dortmundi 20 milionë për Halandin (plus 23 në formë shpërblimesh).
Sfidanti.al