Ankthi I Valverdes: Nuk e di sa do qëndrojë Messi jashtë fushave

Ky fillim sezoni nuk ka qenë aspak pozitiv për Lionel Messin. Sulmuesi Argjentinas është bërë viktimë e dëmtimeve të njëpasnjëshme, I fundit ishte ai në ndeshjen me Villarrealin në mbrëmjen e së martës dhe ankthi te klubi katalanas dhe trajneri i tij, Ernesto Valverde është I madh. Kjo për faktin se sfida er Ligës së Kampioneve me interin po afron dhe Messi vazhdon të jetë në dyshim për kërë ndeshje.

Vetë trajneri Valverde e konfirmoi këtë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së radhës në kampionat, atë me Getafen.

‘Nuk e kam idenë sesa kohë do të qëndrojë jashtë fushave Leo-tha Valverde-nuk është dëmtim I rëndë, por shpresoj që ai të kthehet shpejt në stërvitje me skuadrën. Ka pësuar një zgjatje të lehtë të aduktorit dhe në ditën nëvazhdim do të kemi një kuadër më të qartë të situatës’.

Sfidanti.al