Edhe pas humbjes me Torinon; Milan konfirmon trajnerin Xhampaolo

Pas disfatës në derbin me Interin, mbrëmjen e së enjtes, Milani pësoi një tjetër humbje, atë me Torinon 2-1 duke bërë që kuqezinjtë të shohin veten në një krizë rezultatesh, ndërkohë që  qëndrimi I Xhampaolos në pankinë, filloi të vihet në diskutim nga media por jo nga klubi milanez. Burime pranë Milanit konfirmojnë se trajneri I kuqezinjve nuk është aspak në diskutim  dhe se sfida e së dielës me Fiorentinën nuk është vendimtare për të ardhmen e tij.

Drejtuesit e Milanit e vlerësuan paraqitjen e skuadrës gjatë 30 minutave të para, përpara se ta mbërthente ‘blackouti’ prej 4 minutash kur pësoi dy golat e Torinos që sollën edhe humbjen e 3 në 5 ndeshje të kuqezinjve. Nuk kishte asnjë logjikë hapja e një krize të tillë pas vetëm 5 ndeshjeve sidomos për drejtuesit e Milanit që në fund konfrimuan besimin te Xhampaolo. Vetë Maldini e shprehu këtë përpara ndeshjes, dhe pas përballjes me Torinon gjithcka u konfirmua edhe pse jo zyrtarisht. Milanit të ri I duhet kohë dhe Xhampaolos do t’I jepet, por sa do të zgjasë kjo mbetet për t’u parë.

Ndërkaq, treshja drejtuese e Milanit, Maldini-Boban-Massara, arritën të perceptojnë shenja pozitive edhe pas humbjes me Torinon. Ata e pëlqyen skuadrën për një pjesë të mirë të kohës dhe ajo që ka më shumë rëndësi është se për herë të parë ajo shfaqi aspekte të lojës që kërkohet nga trajneri. Sigurisht kjo nuk mjaftoi për të marrë rezultat pozitiv, por janë bërë hapa para dhe ishin të dukshme.

Sfidanti.al