Ançeloti: Sikur Nejmari  të shkojë te Barcelona, Valverde me dhimbje koke!

Në prag të ndeshjes së dytë miqësore brenda pak ditësh mes Napolit dhe Barcelonës, trajneri i napolitanëve, Karlo Ançeloti, deklaroi para gazetarëve se trajneri i klubit katalonjas do të ketë probleme, nëse futbollisti brazilian do të kthehet te Barcelona, ashtu sikurse paralajmërohet përgjithësisht.

“Nëse te Barcelona do të vijë Nejmari, Valverde nuk do ta ketë të lehtë, kur të bëjë formacionin”, deklaroi Ançeloti.

Sfidanti.al