Mancini gati për Italinë

sërish me stolin e Italisë. Trajneri italian ka mbyllur zyrtarisht aventurën e tij me Al Sadd, duke i hapur rrugën një rikthimi të mundshëm te “Azzurrët”.

Largimi i Mancinit është konfirmuar nga vetë klubi nga Katari përmes një videomesazhi të trajnerit, në të cilin ai falënderoi tifozët, drejtuesit dhe futbollistët për bashkëpunimin gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës.

Sipas raportimeve në Itali, ish-trajneri i Interit, Lazios dhe kombëtares italiane ka dhënë tashmë gatishmërinë e plotë për t’u rikthyer në drejtimin e Italisë, duke pritur vetëm dritën jeshile nga Federata Italiane e Futbollit.