Zidan nis ofensivën “dashurore”, por nuk mungon batuta e Tuhelit!

Mbape është kthyer në një mollë sherri mes Madridit dhe Parisit, dhe nga kryeqyteti i Spanjës nuk është se po turpërohen për t’i shprehur ndjenjat e tyre. Pasi trajneri i Realit, Zinedin Zidan, deklaroi se dëshira e sulmuesit ka qenë që të luajë për madrilenët, ja ku erdhi edhe shprehja tjetër e tij. “Me të vërtetë që e dashuroj një lojtar si Mbape”, – tha tekniku francez, që nuk e ka fshehur dëshirën për ta pasur në “Santiago Bernabeu”. Gjithsesi, nuk mungoi përgjigja e trajnerit që stërvit Mbapenë, Tomas Tuhelit. Gjermani i Paris SG, pasi u ngacmua për fjalët e Zizusë, nuk ngurroi të shprehej: “Vërtet Zidan e dashuron Mbapenë, por edhe unë e dashuroj, po ashtu”.

Sfidanti.al