Vrau nënën dhe të motrën, arrestohet ish futbollisti i Parmës…

Solomon Nyantakyi, 21 vjecari nga Gana i arrestuar nga policia në Milano për vrasjen e dyfishtë në Parma, pranoi përgjegjësinë e ti për vrasjen e nënës dhe motrës së tij. Ai që e zbuloi krimin ishte pikërisht i vëllai Raymond që i gjeti në tokë trupat e pajetë. Rezulton se dy viktimat ishin qëlluar me thikë në apertamentin ku jetonin në lagjen multietnike San Leonardo.

Raymond i gjeti nënën dhe të motrën të mbytura në gjak duke dhënë menjëherë alarmin. Hetimet për vrasjen e dyfishtë u përqendruan menjëherë tek Solomon telefoni i të cilit rezultoi i paarritshëm që në momentin kur ndodhi vrasja. Por arratia e tij nuk zgjati shumë. I riu, ish futbollist i Parmës, u ndalua në mbrëmjen e së martës në Stacionin Qendror të Milanos. Agjentët e policisë e njohën dhe e bllokuan. Dhe tani Solomon është në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë.

Sfidanti.al