Kukesi ka shpetuar paq pas gjithe atyre sulmeve të skuadrës moldave, e cila provoi në të gjitha mënyrat të shënonte në portën e Koliçit. Ky i fundit dhuroi një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij, duke pritur çdo gjuajtje që vinte drejt katërkëndorit të kampiones së Superiores.
Por Serran gaboi gjithçka kur mbeteshin pak minuta para fundit të ndeshjes, duke prekur topin me dorë në zonë dhe duke shkaktuar penallti. Badibanga realizoi nga pika e bardhë, duke mposhtur Koliçin i cili më pas vazhdoi të dhuronte të shkëlqyera deri në fund të takimit.
Humbja minimale 1-0 gjithsesi mund të cilësohet si pozitive për ekipin e Kukësit, që do të provojë në javën e ardhshme në Shqipëri të kthejë duelin në favorin e tij, duke synuar një kualifikim që do të ishte padyshim historik në sezonin e debutimit në këtë turne.