Vdekja e të birit, nuk ka ngushëllim për yllin e Gjermanisë, Balak!

Në lule të moshës,  kështu thuhet këtej nga ne për raste të tilla. i tillë edhe Emilio Balak, djali i ish-yllit të Gjermanisë, Mikael Balak,  i cili humbi jetën në një aksident me një bicikletë me katër rroga (quad bike) pranë komplesit turistik privat të familjes në Portugali. Djali 18-vjecar, ende një adoleshent, pati fatin  e keq që bicikleta me katër rrota t’i përmbysej mbi kokë gjë që i solli vdekjen. Nuk ka ngushëllim për një prind që humb fëmijën, pra në këtë rast për Balakun dhe të shoqen, ndonëse ata kanë edhe dy djem të tjerë. “Secili ka kismetin e tij”, thotë populli. Kjo është fatkeqësia e madhe që ndodh edhe kur i ke të gjitha të mirat, kur je njeri i famshëm, ke miliona euro pasuri dhe prona kudo në botë, dhe ky është rreziku i pajisjeve të reja teknologjike që janë prodhuar për kënaqësi, por që nuk kanë sigurinë e duhur dhe ndodh që të sjellin fatkeqësinë.

Sfidanti.al