Kjo ndodhi në një nga ndeshjet e para të Grand Slemit të Australian Openit në kompleksin “Rod Lejvër” në Melburn. Ndërsa gjermani (me origjinë ruse) Aleksandër Zverev, po ndeshej me amerikanin Markos Giron në turin e parë, ndodhi që 23-vjeçarit nuk po i shkonin punët mirë. Në një moment, Zverevi e përplasi raketën përtokë me nervat përpjetë, dhe ajo u dëmtua. Më pas, instinktivisht, ai u kthye nga publiku i paktë në tribunë dhe raketën ia dha në dorë një vajze të vogël. Vëllai i Zverevit, Misha (33 vjeç) sqaroi më pas se vajza e vogël ishte aty bashkë me familjen e saj, një familje gjermane që jeton në Australi. Ata kishin përshkuar 1 000 km në vendin e madh kontinental, për të ndjekur Australian Openin. Pra, tifozja e vogël bëri 1 000 km dhe mori si dhuratë një raketë nga njëri prej tenistëve më të mirë të botës.
Sfidanti.al