Trondit Pep Guardiola: Po i afrohem fundit të karrierës sime!

E kush mund ta mendonte që trajneri ndoshta më spektakolar në botën e futbollit mund t’i japë fund karrierës tepër shpejt. Pep Guardiola e lëshoi “bombën” e tij pas fitores 2-1 të Mançester Sitit në fushën e vet ndaj Bërnlit. “Nuk do të jem në stol në moshën 60 apo 65-vjeçare, – tha ai, – unë ndjej se procesi i lamtumirës sime tashmë ka nisur”. Diçka vërtet e habitshme për një trajner tepër të suksesshëm dhe që është në profesion vetëm prej 9 vjetësh, kohë gjatë së cilës ka fituar 21 trofe të mëdhenj.

Pas sukseseve të jashtëzakonshme me Barcelonën, dhe shumë kupave të tjera me Bajernin, Guardiola firmosi kontratën 3-vjeçare me Sitin, në të cilën ai ka shpenzuar vetëm rreth 6 muaj. “Unë do ta respektoj kontratën time me Mançester Sitin, – tha katalanasi, – do të jem këtu për 3 vjet, ndoshta edhe më shumë, por unë po arrij në fund të karrierës sime, dhe për këtë jam i sigurt”. Guardiola është vetëm 45 vjeç.

Sfidanti.al